INSTAT: Ndërtimi , Kontribuesi kryesor në rritjen ekonomike.
Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 2.72%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.
– Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rritje të jashtëzakonshme me 4.54%.
– Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje të madhe me 1.23%.
– Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme prej 11.02%. Publikimi i serive tremujore ka për qëllim të ofrojë një vlerësim koherent të zhvillimit të ekonomisë. Këto seri përfshijnë vlerësime të P.B.B-së tremujore me çmime konstante, duke përfshirë taksat dhe subvencionet (taksat neto) mbi produktet. Llogaritjet me çmime konstante bazohen në çmimet mesatare të vitit të mëparshëm dhe lidhur-zinxhir në vitin referencë (2010=100). Vlerësimet e P.B.B-së tremujore janë bërë duke hequr efektet sezonale nga të dhënat, duke përdorur metodën indirekte.
Per me shume informacione klikoni linkun :
https://shoqataendertuesve.org.al/wp-content/uploads/2023/07/pbb-tr1-2023.pdf