Aktualitet|

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka inspektuar nga afër punimet në Spitallë, Durrës, në Lagjen Rilindja

Sipërmarrja e ndërtuesit të njohur të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Muhamed Alabbar, e financuar nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po afron në përfundim ndërtimin e 996 apartamenteve të destinuara për familjet e prekura nga tërmeti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shoqëruar nga Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka inspektuar punimet në këtë bllok pallatesh duke ju kujtuar që më 25 nëntor do të nisë shpërndarja e apartamenteve për të prekurit nga tërmeti. Fillimisht do të shpërndahen apartamentet për familjet në nevojë ndërsa për pjesën tjetër do të ndiqet procedura e shortit publik. Rama e ka cilësuar këtë projekt si një kontribut të rëndësishëm për komunitetin dhe ka inkurajuar përdorimin e zonës përreth pallateve për të krijuar hapësira të bukura për shëtitje dhe aktivitete tjera. Planifikohet që ky kompleks të kthehet në një lagje të bukur dhe të qetë për banorët e saj.

Close Search Window