Aktualitet|

Lejet iu takojnë zonave të ndryshme minerare, teksa vlera totale e investimit arrin në 307.8 mln lekë. Ndërkaq, sa i takon vlerës së mineraleve që parashikohet të nxirren në total arrin në gati 19.9 mld lekë.

2 prej lejeve që kanë si objekt nxjerrjen e gurit gëlqeror janë të pozicionuara në Mallakastër dhe Selenicë, leja që parashikon nxjerrjen e gurit gëlqeror të mermerizuar ndodhet në Skrapar, ndërsa leja tjetër ndodhet në objektin Zogaj, Skrapar.

Miratimi i këtyre lejeve vjen pas disa procedurave konkurruese jo të suksesshme të realizuar më herët, që synonin zgjerimin e aktiviteti minerar në vend. Në fakt, numri i lejeve aktive në sektorin minerar ka pësuar rënie përgjatë 2 viteve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore viti 2022 u mbyll me 554 leje aktive, ndërkohë që në vitin 2020 numri i këtyre subjekteve ishte 580.

Aktualisht, aktiviteti minerar dominohet nga nxjerrja e mineralit të kromit, me 235 leje aktive, nga 261 që ky numër ishte që vitin 2020.

Ndërkohë që, pas tij vijnë lejet për gur gëlqeror, gëlqeror të mermerizuar dhe gëlqeror dekorativ me 185 subjekte aktive, një numër i njëjtë me 2 vite më parë. Pjesa tjetër e aktivitetit minerar në vend shtrihet te lejet e bakrit, rërës bituminoze, hekur nikelit apo argjilës.

Close Search Window