Aktualitet|

Tiranë, më 30 Gusht 2023: Në tremujorin e dytë 2023 janë miratuar gjithsej 509 leje ndërtimi për ndërtesa

të reja, nga 339 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një rritje prej 50,1 % (tab.2).

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2023, është 652.136 m2, nga 661.945 m2 miratuar në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një ulje prej 1,5 % (tab.3).

Në tremujorin e dytë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 24,4 miliardë lekë, nga 25,9 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një ulje prej 5,8 % (tab.4).

Lejet E Ndërtimit T2 2023

Close Search Window