Artan Dulaku
President
Administrator i firmës Edil-Al sh.p.k dhe anëtar nismëtar në krijimin e Shoqatës. Emëruar President i SH.N.SH-së pas shumë vitesh në postin e Kryetarit të Bordit Drejtues. Si president, ai drejton Aktivitetin Kombëtar në mbledhjet e tij një herë në vit dhe përfaqëson Shoqatën në aktivitetet e ndryshme me autorizimin e Bordit Drejtues. Përveç angazhimeve të shumta, Z. Dulaku është edhe përfaqësues i Shoqatës në Këshillin e Investimeve të Shqipërisë.
Erjon Harizi
Kryetar i Bordit Drejtues të SHNSH
I diplomuar në Ekonomi, z. Harizi u angazhua në sektorin e ndërtimit në vitin 2003. Gjatë kësaj periudhe, ai ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, duke kryer detyra dhe përgjegjësi të ndryshme në fusha të tilla si marketingu, prodhimi, drejtimi dhe menaxhimi i shumë sektoreve të ndryshëm në industrinë e ndërtimit.
Latif Miha
Nënkryetar i Shoqatës
Administrator i firmës ANDI Konstruksion. Detyra e tij është që të marrë pjesë në mbledhjet e përgjithshme dhe të bordit drejtues në mungesë të kryetarit. Z. Miha është kandidat i Këshillit Kombëtar të Punës dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Erion Avram
Nënkryetar i Shoqatës
Administrator i firmës MANE – Development, pjesë e BALFIN Group. Përvoja e tij në industrinë e ndërtimit e bën atë një resurs të vlefshëm për të ofruar ndihmë dhe ekspertizë në zhvillimin e strategjive të Shoqatës, duke u angazhuar në diskutime dhe zgjidhjen e problemeve.
Ing Arben Dervishaj
Sekretar i Përgjithshëm
Administrator i AVE Consulting. Si anëtar themelues i SH.N.SH, ai ka qenë i angazhuar në krijimin dhe zhvillimin e kësaj shoqatë. Si Sekretar i Përgjithshëm, me një përvojë të gjerë dhe ekspertizë në fushën e urbanistikës, ka kontribuar në zgjidhjen e sfidave dhe problematikave të lidhura me planifikimin dhe zhvillimin urban, si dhe ka qenë pjesëmarrës si Kryetar i Kolegjit të revistës “Ndërtuesi”.
Ing Avenir Kika
Anëtar i Bordit dhe Kryetar i Degës së Tiranës
Administrator i AVE Consulting. Si anëtar themelues i SH.N.SH, ai ka qenë i angazhuar në krijimin dhe zhvillimin e kësaj shoqatë. Si Sekretar i Përgjithshëm, me një përvojë të gjerë dhe ekspertizë në fushën e urbanistikës, ka kontribuar në zgjidhjen e sfidave dhe problematikave të lidhura me planifikimin dhe zhvillimin urban, si dhe ka qenë pjesëmarrës si Kryetar i Kolegjit të revistës “Ndërtuesi”.
Ing Luigj Aleksi
Anëtar nderi i Bordit Drejtues
Administrator i Edicom sh.p.k., firma nismëtare në krijimin e Shoqatës. Prej shumë vitesh ka qenë i zgjedhur në postin e Kryetarit të Bordit dhe gjithashtu në rolin e Presidentit, me deshirën e tij në zgjedhjet e fundit u bë Antar nderi i Bordit Drejtues. Është përfaqësuesi kryesor i Bordit Drejtues, nënshkruan marrëveshjet në emër të Shoqatës dhe është pjesëtar aktiv në disa grupe pune. Si njohës i mirë i Ligjësisë, Z. Aleksi gjatë viteve si Antar i Bordit është marrë me ligjin e prokurimeve dhe përllogaritjet për marrëveshjet e reja me Drejtorinë e Tatimeve dhe jep mendimet e tij për çdo problem teknik të shoqatës.
Ek Arjan Leskaj
Anëtar Bordi
Administrator i E-88, anëtar i Bordit dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Punës si përfaqësues i SH.N.SH. Merr pjesë aktivisht dhe jep mendime në lidhje me problemet kryesore të shoqatës duke dhënë mendime të vlefshme.
Agron Zala
Anëtar Bordi
Administrator i E-88 , antar bordi dhe antar I keshillit kombetar te punes si perfaqesues I SH.N.SH. Merr pjese aktive dhe jep mendime ne lidhje me problemet kryesore te shoqates duke dhene mendime te vlefshme.
Vladimir Kosta
Anëtar Bordi
Administrator i LANI, njihet për perkushtimin dhe përgjegjësinë në punën e tij. Me përvojën e tij në ndërtim dhe angazhimin si anëtar i Bordit të SH.N.SH, ai kontribuon në promovimin e standardeve të larta të ndërtimit dhe në zhvillimin e sektorit të ndërtimit në Shqipëri.
Fatbardh Doko
Anëtar Bordi
Administratore e F.Z.Konstruksion, zgjedhur si anëtare e Bordit në vitin 2020, ku ka treguar një nivel të lartë të ekspertizës dhe kontributit të saj në sektorin e ndërtimit.
Rudina Zekaj
Anëtar Bordi
Administratore e F.Z.Konstruksion zgjedhur si antare e bordit ne vitin 2020, ku ka treguar nje nivel te larte te ekspertizes dhe kontributit te saj ne sektorin e ndertimit.
Shoqate Ndertuesve
Bulevardi Gjegj Fishta
Phone: +355 67 214 1712 • E hene – E Premnte, 8:00 am – 6:00 pm
Shoqata e ndertuesve.
Copyright © 2023 - Shoqata e Ndertuesve