“Ndërhyrje e vonuar”, është cilësuar ndyshimi i ligjit “Për sistemin e taksave vendore” i cili u votua në Komisionin e Ekonomisë.
Diskutimet ishin në kuadër të shqetësimit të ndërtimit të strukturave të ndërtimeve për qëllime blegtoriale dhe bujqësore. “Po paguhej një nivel takse për ndërtimin e strukturave në shërbim të bujqësisë dhe blegtorisë e padrejtë.”
Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë u diskutua për ndryshimin e ligjit për taksat vendore : Lehtësim për ndërtimet bujqësore dhe blegtorale , hapa drejt lehtësimit të procedurave dhe taksave për strukturat e ndërtimit në shërbim të bujqësisë dhe blegtorisë e cila ka të bëjë me lehtësimin e procedurave për dhënien e lejeve , duke i dhënë bujqëve dhe blegtorëve të ndërtojnë struktura që kanë lartësi. Deputetët e zonave përkatëse kanë insistuar për tarifa të papërballueshme për ata që jetojnë në zona të thella, për të ndryshuar çati, rikonstruksion apo ndërtim çatie.