Aktualitet|

Qeveria e Shqipërisë ka bërë të ditur një projektligj të ri me synimin e rritjes së taksës mbi pasurinë e paluajtshme. Draftligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” është dërguar për konsultime publike dhe përfshin një koncept të ri për taksimin e pasurisë me qëllim që të rriten të ardhurat në arkën e shtetit. Kjo taksë do të jetë vendore dhe vjetore.
Në draftligj, nënvizohet se taksa e pasurisë do të llogaritet duke shumëzuar vlerën e taksueshme të pasurisë së paluajtshme me një shkallë taksimi të caktuar. Të ardhurat e mbledhura nga taksimi i pasurisë do të shkojnë për llogari të Bashkisë ku ndodhet pasuria, dhe do të përdoren për financimin e vetëqeverisjes vendore.
Projektligji përfshin ndarjen e pronave në kategori dhe vlera, me një metodologji të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave që do të japë detaje të mëtejshme për secilën prej tyre.
Në këtë draftligj, është parashikuar që taksimi të aplikohet jo vetëm për ndërtesat, por edhe për parcelat. Taksat për kategorinë e parë do të fillojnë të aplikohen që nga viti 2026, ndërsa për kategorinë e dytë, që nga viti tatimor 2028.
Shkallët e taksimit të pasurisë së paluajtshme janë të ndara në disa kategori të ndryshme të pronave. Për ndërtesat rezidenciale, tregtare, industriale dhe të tjera, shkallat e taksimit variojnë, duke përdorur një shkallë taksimi që varion nga 0.1% deri në 0.3%. Një shkallë taksimi të veçantë është caktuar edhe për ndërtesat e papërfunduara.
Gjithashtu, draftligji përcakton procedurat e taksave mbi tokën bujqësore, duke përfshirë bazën e taksës, nivelin e taksimit dhe kategoritë minimale të tokave. Për tokat bujqësore, niveli i takes caktohet në lekë për metër katror dhe llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme.
Përveç kësaj, draftligji përfshin edhe disa përjashtime nga taksat për ndërtesat e caktuara, si pronat shtetërore, pronat fetare, ndërtesat e papërfunduara dhe strukturat akomoduese hotel resort me katër dhe pesë yje.

Ky draftligj parashikon ndryshime thelbësore në taksimin e pasurisë së paluajtshme dhe synon të rrisë të ardhurat e shtetit nga kjo burim taksimi. Konsultimet publike do të japin mundësinë për të marrë komentet dhe sugjerimet e publikut për të përmirësuar dhe rafinuar projektligjin para se të jetë gati për miratim.

Close Search Window