Aktualitet|

Nga janari 2021 filloi zbulimi dhe përpunimi automatik i ngjarjeve sizmike të cilat janë të ndërlidhura në mënyrë automatike me rrjetet rajonale dhe europiane të monitorimit të ngjarjeve sizmike.

Monitorimi sizmik në Shqipëri aktualisht bazohet në dhjetë stacione sizmike me brez të gjerë (ASN), që përbëjnë rrjetin sizmik shqiptar, por në total janë 33 stacione që prodhojnë të dhëna.

Gjithashtu ekspertet e Gjeoshkencave pohuan se është bërë një punë e mirë me hartat sizmike dhe mikrozonimin e zonave me aktivitet të lartë sizmik, por sipas tyre duhet të ecët më te njëjtin ritëm edhe në përfshirjen në ligjin shqiptar të Eurocodeve dhe përmirësimin e strukturave që kontrollojnë dhe kolaudojnë ndërtesat e reja.

Sizmologu Llambro Duni sugjeroi që të avancohet me përfshirjen e eurokodeve në legjislacionin vendas. Aktualisht zbatimi i Eurocodit 8 nuk është detyrues, pavarësisht se inxhinierët shqiptar përpiqen që ta zbatojnë. Mirëpo në kushtet kur aktivitet e ndërtimit posedohen nga persona që nuk janë me profesion inxhinierë dhe priren nga fitimet, Eurocodet duhet të jenë detyruese me ligj, tha ai.

Gjithashtu zoti Duni sugjeroi se duhet të përmirësohen dhe të forcohen rregullat dhe kontrollet që nga dhënia e lejeve deri te monitorimi i punimeve në ndërtimet e reja.

Ai tha se, përgjatë shekullit të fundit ka pasur shumë ngjarje sizmike me magnitudë mbi 6, ndaj ngjarje të tilla do të ndodhin edhe në ardhmen. Ajo që na mbetet është që të tregohemi serioze në ndërtimin e objekteve me standardet më të fundit, tha eksperti.
Megjithëse qeveria shfaqi një angazhim të lartë për të përfshirë Eurocodet në legjislacionin vendas pas tërmetit 2019, ende sot janë të pamiratuara.

Close Search Window